Kopernikus: Muaji i kaluar ishte janari më i ngrohtë deri më tani
- Muaji i kaluar ishte janari më i ngrohtë deri më tani, duke vazhduar vargun e temperaturave ekstreme globale edhe krahas ndryshimit të fenomenit La Ninja për ftohje, thanë shkencëtarët nga Bashkimi Evropian.
- Post By Fami Bajrami
- 08:01, 6 shkurt, 2025
Bruksel, 6 shkurt 2025 (MIA) - Muaji i kaluar ishte janari më i ngrohtë deri më tani, duke vazhduar vargun e temperaturave ekstreme globale edhe krahas ndryshimit të fenomenit La Ninja për ftohje, thanë shkencëtarët nga Bashkimi Evropian.
Me një temperaturë mesatare prej 13,23 gradë Celsius, sipas Kopernikus, "janari i vitit 2025 ishte 1,75 gradë mbi nivelet paraindustriale".
"Fakti që ne jemi ende duke parë temperatura rekorde jashtë ndikimit të El Ninjos, është pak befasues", tha Samanta Burges, zëvendës drejtoreshë e Kopernikus.
Janari e vazhdoi vargun e motit jashtëzakonisht të ngrohtë, me ç'rast në 18 nga 19 muajt e fundit temperatura mesatare globale është mbi 1,5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, publikoi shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike Kopernikus në buletinin e saj mujor. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s