• e enjte, 26 shtator 2024

Koordinuesja e sapoemëruar e përhershme e Kombeve të Bashkuara, Rita Kolumbia do të takohet me Gashin

Koordinuesja e sapoemëruar e përhershme e Kombeve të Bashkuara, Rita Kolumbia do të takohet me Gashin

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Koordinuesja e sapoemëruar e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, Rita Kolumbia sot do ta vizitojë Parlamentin.

Siç informoi shërbimi kuvendor për shtyp, Kolumbia do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova më datën 18 të këtij muaji e priti Kolumbian dhe biseduan për aktivitetet dhe projektet rrjedhëse të cilat realizohen tek ne me mbështetje të Organizatave të KB-së, si dhe për zbatimin e kornizës për bashkëpunim 2021-2025, si dokument kryesor strategjik që e konstaton punën e sistemit të KB-së në vend, ndërkaq në pajtim me prioritetet nacionale zhvillimore. ab/

Foto: Printskrin
 

QËNDRONI TË LIDHUR