Kontrolli i brendshëm i MPB-së i verifikon sistemimin e nëpunësve të policisë gjatë bastisjes në Demir Hisar
- Pas një denoncimi paraprak ditën e djeshme për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 390 të Kodit Penal – “Marrja ose shkatërrimi i vulës apo shkresës zyrtare”, bazuar në urdhër të Gjykatës Themelore në Manaastir, në periudhën nga ora 19:25 deri në 20:20, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Demir Hisar, në prani të një avokati, kanë kryer kontroll në banesën e M.L. (57) nga Demir Hisari. Gjithashtu, me urdhër gjykate, në periudhën nga ora 20:45 deri në 21:30 është kryer kontroll edhe në ambientet zyrtare të shkollës së mesme që përdoret nga M.L.
- Post By Melahat Baftija
- 16:28, 9 gusht, 2025
Shkup, 9 gusht 2025 (MIA) - Pas një denoncimi paraprak ditën e djeshme për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 390 të Kodit Penal – “Marrja ose shkatërrimi i vulës apo shkresës zyrtare”, bazuar në urdhër të Gjykatës Themelore në Manaastir, në periudhën nga ora 19:25 deri në 20:20, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Demir Hisar, në prani të një avokati, kanë kryer kontroll në banesën e M.L. (57) nga Demir Hisari. Gjithashtu, me urdhër gjykate, në periudhën nga ora 20:45 deri në 21:30 është kryer kontroll edhe në ambientet zyrtare të shkollës së mesme që përdoret nga M.L.
Në lidhje me reagimet e opinionit lidhur me veprimet e nëpunësve policorë gjatë kontrollit, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale po ndërmerr masa dhe aktivitete adekuate brenda kompetencave të tij, për të cilat do të informojmë opinionin. mb/
Foto: MIA