• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kontrolle në objektet hotelerike në territorin e vendit, konstatohet se është shërbyer alkool për të miturit, gjendet edhe marihuanë

Kontrolle në objektet hotelerike në territorin e vendit, konstatohet se është shërbyer alkool për të miturit, gjendet edhe marihuanë

Shkup, 24 shtator 2023 (MIA) - Mëngjesin e sotëm në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 04:00 gjatë aksionit të MPB-së për prezencë të të miturve në objektet hotelerike në territorin e vendit pas orës 24:00, për servirje të alkoolit për të miturit dhe për zbulimin e keqpërdorimit me qëndrimin e të huajve, janë kontrolluar 280 objekte hotelerike dhe janë kontrolluar 176 persona dhe automjete.

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë kontrollit janë përfshirë edhe ekipe të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut të cilët kanë kryer kontroll në 14 pika bastesh dhe kazino dhe dy kompani private të sigurimit.

"Një person është privuar nga liria në zonën e SPB Veles për shkak se tek ai është gjetur marihuanë, ndërsa gjashtë të mitur (tre në zonat e SPB Shkup dhe SPB Manastir) janë gjetur në objektet hotelerike pas orës 24:00 dhe pasi arrestimit u janë dorëzuar prindërve të tyre. Gjithashtu, gjatë kontrollit u zbuluan dy vepra penale të “derdhjes së pijeve alkoolike te të miturit” nga neni 204 i Kodit penal. Janë konstatuar disa shkelje sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për automjete, Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor si dhe shkelje të orarit të punës", thekson Ministria.

Nga MPB kumtojnë se për të gjitha shkeljet e konstatuara kundër personave juridikë dhe personave përgjegjës në objekte do të ngritën parashtresa adekuate.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR