• e shtunë, 05 tetor 2024

Konte nga sezoni i ardhshëm do ta drejtojë Milanin

Konte nga sezoni i ardhshëm do ta drejtojë Milanin

 Romë, 30 janar 2024 (MIA)  -  Antonio Konte nga sezoni i ardhshëm do të bëhet trajner i Milanit.

 Sipas "TeleLombardia", eksperti i futbollit tashmë i ka pranuar kushtet e "Rosonerëve".

 Ditët e fundit negociatat me trajnerin i udhëhoqi Zllatan Ibrahimoviqi, i cili punon në klub si këshilltar i kryetarit për çështje sportive.

Paraprakisht, Konte nuk e mohoi se mund ta drejtojë Napolin gjatë këtij sezoni.

 Puna e fundit e Kontes ishte në Totenhem. Trajneri u largua nga klubi londinez në mars të vitit 2023. Para kësaj, i ka drejtuar Arecon, Barin, Atalantën, Sienën, Juventusin, kombëtaren italiane, Interin dhe Çellzin.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR