• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konte lë të hapur mundësinë që të marrë Napolin gjatë sezonit

Konte lë të hapur mundësinë që të marrë Napolin gjatë sezonit

Romë, 9 janar 2024 (MIA) - Ish trajneri i Juventusit, Çellsit dhe kombëtares së Italisë Antonio Konte i është përgjigjur pyetjes nëse mund ta drejtoj Napolin këtë sezon.
"Ndoshta. Por, dua që gjithçka të jetë në mënyrë të drejtë", theksoi Konte për "CalcioNapoli24".

Angazhimi i fundit i Kontes ishte në Totenhem. Trajneri ka lëshuar klubin e Londrës në mars të vitit 2023. Para kësaj ai ka drejtuar Arecon, Barin, Atalantan, Sienan, Juventusin, kombëtaren italiane, Interin dhe Çelzin.

Pas xhiros së 19 Napoli ka 28 pikë dhe gjendet në vendin e 9 në Serinë A.

Ekipi nga Napoli aktualisht është kampion në Serinë A. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR