• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konte do të bëhet menaxheri më i paguar në Ligën Premier

Konte do të bëhet menaxheri më i paguar në Ligën Premier
Londër, 11 tetor 2022 (MIA) – Totenhemi është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me menaxherin Antonio Konte. Sipas „football365“, të dyja palët dëshirojnë të dakordohen për kontratë të re në të ardhmen e afërt. Nëse trajneri nënshkruan një kontratë të azhurnuar, ai mund të bëhet menaxheri më i paguar në Premier Ligë. Paga e tij do të rritet në 23 milionë euro në vit. Kontrata aktuale e italianit skadon në verën e vitit 2023. Totenhemi është në pozitën e tretë të tabelës në Premier Ligë me 20 pikë.

QËNDRONI TË LIDHUR