• e premte, 05 dhjetor 2025

Konsumim i shtuar enorm i ujit, në disa pjesë të Shkupit reduktime dhe presion i ulur

Konsumim i shtuar enorm i ujit, në disa pjesë të Shkupit reduktime dhe presion i ulur

Shkup, 15 korrik 2025 (MIA) – Në Shkup vazhdon konsumimi enorm i rritur dhe i pakontrolluar i ujit në nivel ditor, që shkakton përsëri dëmtim të qëndrueshmërisë së sistemit të furnizimit me ujë. Si pasojë e gjithë kësaj, sistemi i ujësjellësit të qytetit funksionon me presion të ulur dhe me ndërprerje të përkohshme të ujit në disa pjesë të qytetit, njoftoi NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi. 

Stabilizim i sistemit të furnizimit me ujë pritet në periudhën pas orës 23. 

“Duke pasur parasysh faktin se qyteti i Shkupit furnizohet nga një burim natyror me sasi të kufizuara uji të pijshëm, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të qytetit të Shkupit për përdorim racional dhe të ndërgjegjshëm të ujit të pijshëm, si dhe për shmangien e keqpërdorimit të panevojshëm të ujit për ujitje të gjelbërimit, kopshteve dhe fushave, për larjen e makinave, për mbushjen e pishinave etj. Gjithashtu, u bëjmë thirrje organeve të vetëqeverisjes lokale, në përputhje me kompetencat e tyre, përmes shërbimeve që kanë në dispozicion, si dhe përmes bashkësive lokale në territorin e komunave, të angazhohen në ngritjen e vetëdijes tek banorët e komunave për përdorimin racional të ujit të pijshëm. U bëjmë thirrje qytetarëve të qytetit të Shkupit, nëse vërejnë ndonjë kyçje të paligjshme, ta raportojnë atë në 02 3073 010, kontakt@vodovod-skopje.com.mk ose www.vodovod-skopje.com.mk. Kyçjet e paligjshme shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta në sistemin e furnizimit me ujë dhe cilësinë e furnizimit me ujë për të gjithë konsumatorët në qytet”, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizime -Shkup. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR