Konstituohet përbërja e re e KES-së, kryetar u zgjodh ministri i ekonomisë Besar Durmishi
- Këshilli Ekonomiko-Social në seancën e sotme konstituive do t'i shqyrtojë kërkesat e partnerëve socialë, pas së cilës pritet të miratohen vendime dhe masa të përbashkëta. Këtë në deklaratë për mediat e ka theksuar ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi pas nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Këshillit të ri ekonomiko-social.
Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Këshilli Ekonomiko-Social në seancën e sotme konstituive do t'i shqyrtojë kërkesat e partnerëve socialë, pas së cilës pritet të miratohen vendime dhe masa të përbashkëta. Këtë në deklaratë për mediat e ka theksuar ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi pas nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Këshillit të ri ekonomiko-social.
Këshilli ekonomik-social është mbledhur sot, ndërsakryetar është emëruar ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe Organizata e punëdhënësve më 1 tetor, kur po shënoheshin 100 ditët e punës së Qeverisë, shprehën pritje që së shpejti të mbahet seanca e KES-së.
“Ne do t'i dëgjojmë kërkesat si nga sindikatat ashtu edhe nga punëdhënësit, përkatësisht nga të gjitha palët e interesuara dhe në fund do të marrim vendime dhe masa të përbashkëta sepse të gjitha palët kanë një synim, që është të përmirësojmë standardin e qytetarëve tanë. Të gjitha kërkesat që do të bëhen në seancën e sotme do të shqyrtohen, pastaj zyrtarisht do t'i kalohen Këshillit ekonomiko-social dhe në seancat e ardhshme pritet që të shqyrtohen dhe të merren vendime të përbashkëta", tha Durmishi.
Për Qeverinë, siç theksoi ministri, dialogu social transparent është i një rëndësie vendimtare, duke paralajmëruar se të gjitha vendimet, masat dhe ligjet do të merren në mënyrë transparente, ndërsa në kuadër të Këshillit ekonomiko-social do të dëgjohen edhe të gjitha palët e interesuara. ls/
Foto: Printskrin nga video