• e premte, 05 dhjetor 2025

Konstatohen mandatet e tre deputetëve të rinj në Kuvend – Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov

Konstatohen mandatet e tre deputetëve të rinj në Kuvend – Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov

Shkup, 7 nëntor 2025 (MIA) - Deri në fillim të javës tjetër do të kompletohet përbërja parlamentare pas zgjedhjes së disa deputetëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor. Komisioni Parlamentar për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në seancën e sotme, konstatoi tre mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. Stojanovski vjen në vendin e Igor Nikovskit, i cili më parë e kishte njoftuar KSHZ-në se nuk e pranon mandatin.  

Ata vijnë në vend të Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski të cilët u zgjodhën për kryetar të komunave, Kisella Vodë, Sopishtë dhe Prilep. 

Verifikimi i mandateve të tre deputetëve të rinjë duhet të kalojë në seancën ardhshme plenare të Kuvendit, e cila, siç informoi kryeparlamentari Afrim Gashi në brifingun javor me gazetarët, pritet të mbahet më 10 ose 11 nëntor.

"Komisioni Shtetëror Zgjedhorë bazuar në procedurën e zhvilluar, ka konstatuar se deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesën e mbetur të mandatit në përputhje me nenin 153 paragrafi 1 dhe nenin 153-a paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor bëhen Aleksandra Nikollovska nga lista e kandidateve për deputet në Kuvend për Njësinë Zgjedhore 1, Martin Stojanovski nga Njësia Zgjedhore 1 dhe Mito Andonov nga Njësia Zgjedhore 4. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në përputhje me nenin 31 paragrafi 2 pika 23 nga Kodi Zgjedhor ka lëshuar certifikatat për deputetët e zgjedhur: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. KSHZ-ja në seancën e mbajtur më 03.11.2025 e miratoi Raportin dhe përfundoi se e njejta duhet të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi në seancën e sotme të komisionit kuvendor, zëvendëskryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR