Konseisao: Milani ka pasur shanse për barazim, ende asgjë nuk është vendosur
- Trajneri i Milanit, Serhio Konseisao i ka treguar përshtypjet e tij pas disfatës ndaj Feenordit (0:1) në ndeshjen e parë nga raundi plejof në Ligën e Kampionëve.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:35, 13 shkurt, 2025

Brizh, 13 shkurt 2025 (MIA) - Trajneri i Milanit, Serhio Konseisao i ka treguar përshtypjet e tij pas disfatës ndaj Feenordit (0:1) në ndeshjen e parë nga raundi plejof në Ligën e Kampionëve.
"Kështu fitohen ndeshjet - me karakter dhe mentalitet të duhur. Kishim shanse për të barazuar. Ende asgjë nuk është vendosur. Na pret revansh në terrenin tonë të martën", deklaroi Konseisao pas ndeshjes së mbrëmshme.
Revanshi do të luhet në Milano në "San Siro" më 18 shkurt.
Tri ndeshjet e tjera të luajtura mbrëmë:
Brizh-Atalanta 2:1
Seltik - Baern Munhen 1:2
Monako - Benfika 0:1. qa/