Konkursi për kryetar të ri të Antikorrupsionit do të shpallet nesër
- – Konkursi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të publikohet nesër, njoftoi sot Kuvendi. Sipas ligjit, konkursi duhet të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në dy gazeta.
- Post By Fitore Curri
- 14:45, 4 gusht, 2025
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) – Konkursi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të publikohet nesër, njoftoi sot Kuvendi. Sipas ligjit, konkursi duhet të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në dy gazeta.
Siç bëhet e ditur në informacionin e Kuvendit, afati për aplikim do të zgjasë 10 ditë, ndërsa fazat e mëtutjeshme të procedurës do të zbatohen sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në nenin 12 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave.
Kuvendi të premten solli Propozim vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pasi tani tashmë ish kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska dha dorëheqje pas akuzave të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe akuzave për dy vepra penale edhe atë për zbulim të sekretit zyrtar ish drejtorit të TEC Negotinë Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në “Aditiv”, dhe për falsifikim kompjuterik sepse një revizor nga ESHR në emrin e tij ka dhënë testin për certifikatë për sekret shtetëror. fc/
Foto: Arkivi