• e premte, 05 dhjetor 2025

Konkluzione nga seanca e Qeverisë

Konkluzione nga seanca e Qeverisë

Shkup, 24 qershor 2025

Qeveria miratoi vendim për aktivizimin e Fazës 3 nga Plani i Veprimit për valët e të nxehtit dhe ndau 116 milionë denarë për 47 projekte për zhvillimin e zonave urbane dhe specifike, fshatrave dhe qendrave në rajonet planore

Të nderuar,

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zbatimin e masave sipas Fazës 3 të Planit për Veprim për parandalimin e pasojave nga valët e të nxehtit ndaj shëndetit të popullsisë 2025–2030.

Të gjitha ministritë, organet e administratës shtetërore dhe institucionet e tjera kompetente janë të obliguara të zbatojnë në mënyrë aktive masat dhe rekomandimet dhe të informojnë e koordinojnë të gjitha shërbimet rajonale, institucionet publike dhe subjektet juridike nën kompetencën e tyre për zbatimin e masave të parashikuara në Fazën 3 të Planit për Veprim për parandalimin e pasojave nga valët e të nxehtit ndaj shëndetit të popullsisë 2025–2030, gjegjësisht:

- Komunikime publike dhe informim, Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me DPHM dhe ISHP, të informojë rregullisht për gjendjen me valën e të nxehtit.

- Aktivizimi i planeve për gjendje të jashtëzakonshme, të gjitha institucionet shëndetësore, institucionet për kujdes ndaj të moshuarve dhe institucionet arsimore të veprojnë sipas protokolleve të brendshme për gjendje krize.

- Kushtet e punës dhe mbrojtja e punëtorëve, të shqyrtohet mundësia për:

  Shtyrjen e procesit të punës në orët kritike (11:00–17:00) për punëtorët e ekspozuar ndaj nxehtësisë direkte;
  Punë nga distanca, orar fleksibil ose i ndarë në ndërrime, ku është e mundur;
  Punëdhënësit të sigurojnë kushte mikroklimatike sipas Planit për Veprim: hapësira pune me temperaturë deri në 25°C, përveç kur natyra e procesit të punës kërkon ndryshe;
  Lirim nga detyrat e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, nëse punëdhënësi nuk është në gjendje të sigurojë kushte mikroklimatike të përshtatshme për punë.

- Të riorganizohen proceset e punës për punonjësit e ekspozuar ndaj nxehtësisë direkte;

- Institucionet shëndetësore, arsimore dhe sociale të veprojnë sipas planeve për gjendje të jashtëzakonshme, të organizojnë stafin dhe të sigurojnë hapësira të klimatizuara për pacientët dhe punonjësit;

- Qendrat për punë sociale, vetëqeverisja lokale dhe Kryqi i Kuq të intensifikojnë ndihmën në terren për personat e vetmuar, të moshuar dhe të pastrehë;

- Institucionet arsimore dhe kopshtet të shmangin aktivitetet në ambient të hapur në periudhën nga ora 11:00–17:00;

- Punëdhënësit të sigurojnë kushte të përshtatshme pune (temperaturë deri në 25°C) dhe, nëse është e mundur, të aplikojnë punë online ose orar fleksibil;

- Të sigurohet transport publik i klimatizuar për qytetarët gjatë gjithë ditës.

Qeveria gjithashtu miratoi vendimet me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillimin e zonave urbane dhe zhvillim të qëndrueshëm urban, projekte për zhvillimin e fshatrave, projekte për zhvillimin e rajoneve planore dhe projekte për zhvillimin e rajoneve planore për vitin 2025. Me realizimin e këtyre projekteve sigurohet politika e zhvillimit të barabartë rajonal, ulja e dallimeve në rajonet planore dhe ngritja e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe organizatës “Maqedonia 2025”.
Qëllimi i Memorandumit është vendosja e kornizës për bashkëpunim institucional në fushat me interes të ndërsjellë:

Përmirësimi i prosperitetit ekonomik dhe shoqëror të Maqedonisë së Veriut;

Forcimi i lidhjeve me mërgatën maqedonase, përmirësimi i shërbimeve shtetërore për diasporën dhe tërheqja e tyre për rikthim, jetë, punë dhe investim në Maqedoninë e Veriut;

Mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve dhe përmirësimin e klimës për biznes;

Nxitje e transformimit digjital në sektorin publik dhe privat;

Mbështetje për shkencën, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

 

Sekretariati i përgjithshëm

Sektori për marrëdhënie me opinionin

________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR