• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konjanovski: Është konstatuar gjendje kaosi në minierat e thëngjillit në Manastir

Konjanovski: Është konstatuar gjendje kaosi në minierat e thëngjillit në Manastir

Manastir 3 tetor 2024 (MIA) - Është konstatuar gjendje kaosi në minierat e thëngjillit në Manastir, sepse aspak nuk është mbajtur llogari që mënjanimi i zgjyrave të bëhet në pajtim me projektin kryesor dhe plotësues, ndërkaq si pasoja të saj, nuk ka zbulime të thëngjillit nga të cilat mund të sigurohet mihje e sigurt dhe e vazhdueshme për nevojat e termo-blloqeve, theksoi Zoran Konjanovski, drejtor për prodhim dhe anëtar i KD të SHA EMV.

Konjanovski theksoi se në sezonin e ardhshëm ngrohës, kryesitë e reja të SHA EMV dhe të REK Bitola hyjnë me analizë të kryer gjithpërfshirëse të gjendjeve aktuale në kombinatet xeherore energjetike.

"Kryesitë paraprake të SHA EMV, në REK Bitola nuk i kanë përgatitur kapacitetet në prag të sezonit ngrohës. Është konstatuar se nuk ka sasi të mjaftueshme të thëngjillit, ndërsa thëngjilli i hasur në depo është me cilësi jashtëzakonisht të keqe. Menjëherë konsultuam profesorë nga Fakulteti i xehtarisë pranë Universitetit 'Goce Dellçev' në Shtip të cilët së shpejti do të dalin me vërejtje të konstatuara për punën e minierave në kombinat me udhëzime lidhur me eksploatimin e mëtutjeshëm të zgjyrës dhe të thëngjillit. Gjatë ekspertizës në terren, nga ekspertët janë dnarë prështypje se mihjet në minierat ekzistuese pranë REK Bitola janë kryer në kundërshtim me dokumentacionin projektues", theksoi Konjanovski.

Në deklaratë për mediumet, Konjanivski theksoi se për momentin, duke i shfrytëzuar të gjitha resurset që i kanë kombinatet në dispozicion, është bërë riorganizim lidhur me kapacitetet në miniera, me qëllim që në afat sa më të shkurtë të sigurohet front për mihje të thëngjillit cilësor.

Nga SHA EMV informuan se kanë dëshmi se gjatë disa viteve të shkuara është importuar thëngjill me cilësi katastrofike, me specifika të cialt janë në kundërshtim me rergullat për punë të termoelektranave. Kjo ka shkaktuar avari në blloqe për shkak të të cilave EMV ka ndarë shuma milionëshe për sanim.

Për momentin, aktivitetet remontuese në bllokun 2 në REK Bitola janë kryer dhe ai tashmë është në rrjet, përderisa remonti i TE Bitola 3 ka përfunduar në pajtim me planin. Ndërhyrja në TE Bitola 1 ende nuk ka filluar. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR