• e martë, 24 dhjetor 2024

KON u bëri thirrje sportistëve që të refuzojnë pjesëmarrjen në Lojërat miqësore

KON u bëri thirrje sportistëve që të refuzojnë pjesëmarrjen në Lojërat miqësore

Lozanë, 19 mars 2024 (MIA) - Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) u bëri thirrje sportistëve që të mos marrin pjesë në Lojërat miqësore.

"KON-i u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në lëvizjen olimpike dhe të gjitha qeverive që të refuzojnë të marrin pjesë dhe të mbështesin çdo iniciativë që synon politizimin e plotë të sportit ndërkombëtar", thuhet në njoftimin e KON-it.

Në mars, Agjencia Botërore Anti-Doping (VADA) shprehu shqetësimin për Lojërat Botërore miqësore që do të mbahen në Rusi. Organizata u bëri thirrje të gjithë atyre që nënshkruan kodin WADA të jenë të kujdesshëm dhe të mos i japin legjitimitet ngjarjes.

Lojërat miqësore do të mbahen nga 15 deri 19 shtator në Moskë dhe Ekaterinburg. Sportistët do të marrin 40.000 dollarë për fitoren, 30.000 dollarë për vendin e dytë dhe 20.000 dollarë për vendin e tretë. qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR