• e martë, 26 nëntor 2024

Konferencë për ripërtëritje të Ukrainës: Zelenski kërkon edhe investime në sektorin energjetik dhe armatim

Konferencë për ripërtëritje të Ukrainës: Zelenski kërkon edhe investime në sektorin energjetik dhe armatim

Berlin, 11 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot në Berlin, në fillim të konferencës për ripërtëritje të Ukrainës, kërkoi ndihma afatshkurta për riparimin e rrjetit elektrik dhe investime afatgjata në sistemin energjetik të vendit.

Në fillim të konferencës ndërkombëtare për mbledhjen e ndihmave për ripërtëritje tlë Ukrainës, të shkatërruar nga pushtimi rus, Zelenski përsëri bëri thirrje për ndihmë më të madhe në armë, të cilat nevojiten për t'u mbrojtur kundër sulmeve raketore ruse.

Presidenti ukrainas, i cili këtë javë do të marrë pjesë në Samitin e Grupit të Shtatë demokracive kryesore liberale (G7) në Itali dhe në samitin e paqes në Zvicër, tha se energjia është "ende një nga caqet kryesore” të presidentit rus Vladimir Putin dhe shtoi se investimet e huaja në energji kanë qenë reciprokisht të dobishme.

"Ukraina ka të gjitha bazat natyrore për energji moderne, por pa financimin dhe investimet tuaja, ne nuk do të mund t'i realizojmë ato. Nuk ka të bëjë me grante, ka të bëjë me investime me rendiment të lartë për kompanitë tuaja, treg të madh për pajisjet tuaja, programe kredie për institucionet tuaja, të cilat së bashku mund të krijojnë dhjetëra mijëra vende pune", tha Zelenski. qa/ab/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR