• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë vjetore e organizatave të shoqërisë civile, sektori i OJQ-ve është i rëndësishëm në momentet kur merren vendime

Konferencë vjetore e organizatave të shoqërisë civile, sektori i OJQ-ve është i rëndësishëm në momentet kur merren vendime

Shkup, 16 nëntor 2024 (MIA) - Në kohët kur duhet të merren vendime dhe kur duhet të zgjidhen problemet e brendshme, sektori joqeveritar do të jetë shumë i rëndësishëm. Duhet të punojmë bashkërisht dhe në bazë të sugjerimeve dhe këshillave nga organizatat joqeveritare të për të marrë vendime më të mira, tha kryeministri Hristijan Mickoski, para fillimit të konferencës vjetore të organizatave të shoqërisë civile "Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe shoqërisë civile" në kuadër të Forumit Kombëtar të Civika Mobiltas.

Programi i mbështetjes së shoqërisë civile Civika Mobiltas mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe zbatohet nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), NIRAS nga Danimarka dhe FCG nga Suedia.

Mickoski falënderoi Ambasadën Zvicerane për ndihmën ndaj organizatave joqeveritare dhe vuri në dukje se priste që ky dialog me organizatat joqeveritare të vazhdojë edhe në të ardhmen, por edhe të jetë edhe më i suksesshëm.

"Si Qeveri, duhet të nxjerrim disa konkluzione që janë të rëndësishme për ne edhe në bazë të informacioneve që kemi në dispozicion, edhe në bazë të sugjerimeve dhe këshillavenga organizatat joqeveritare, për të marrë vendime më cilësore. Askush nuk lindur i ditur, ne të gjithë fitojmë dhe ndërtojmë kapacitetin tonë intelektual në jetë. Unë dua të mësoj sa më shumë që të jetë e mundur në baza ditore, të dëgjoj dhe, në bazë të informacioneve dhe argumenteve që më mbërrijnë, të marrim vendim", tha Mickoski.

Siç nënvizoi ai, këto janë kohëra kur duhet të merren vendime, sepse edhe këtu duhet të zgjidhen shumë probleme të brendshme, theksoi ai, sektori joqeveritar është shumë i rëndësishëm.

"Gjithashtu pres që ky dialog të vazhdojë në të ardhmen dhe të jetë edhe më i suksesshëm, dhe nga ky dialog rezultati do të jenë disa politika të reja që do të kenë vetëm vlerë të shtuar në cilësinë e jetës së qytetarëve tanë", tha Mickoski.

Ambasadorja zvicerane në Maqedoni Veronik Ullman bëri të ditur se tashmë 15 vjet, programi zviceran Civika Mobilitas është mjet për forcimin e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut, duke luajtur rol instrumental në mbrojtjen e hapësirës civile, forcimin e zërit të qytetarëve dhe rritjen e ndikimit të tyre në politikëbërje.

Përmes këtij programi, tha ai, ata siguruan pothuajse 20 milionë franga zvicerane, nga të cilat përfituan rreth 400 organizata civile përmes granteve, ndërtimit të kapaciteteve dhe mundësive për rrjetëzim.

Sipas saj, përkundër rritjes së ngadaltë dhe të vazhdueshme të kapaciteteve në shoqërinë civile, ata vërejnë një trend shqetësues - në tre vitet e fundit, besimi në organizatat civile ka rënë nga 48,3 për qind në 38,4 për qind.

Sipas ambasadores, nevojiten më shumë përpjekje në forcimin e lidhjeve midis organizatave civile dhe qytetarëve, përmes rritjes së transparencës, përmirësimit të komunikimit dhe llogaridhënies, si dhe krijimit të mundësive dhe platformave për bashkëpunim të zgjeruar me institucionet shtetërore.

"Zvicra investon në shoqërinë civile, sepse shoqëria civile luan rol kyç, ofron shërbime specifike për qytetarët, përfshin qytetarët në procese, e në të njëjtën kohë monitoron dhe mbikëqyr llogaridhënien e punës së Qeverisë. Po ashtu, organizatat civile ofrojnë edhe zgjidhje për problemet aktuale dhe të ardhshme. Konsideroj se mbështetja e shoqërisë civile është shumë e rëndësishme, sepse është shoqëria civile ajo që ofron shërbime specifike për qytetarët", tha Ullman.

Udhëheqësi i ekipit të Civika Mobilitas, Aleksandar Kërzhallovski, tha para fillimit të ngjarjes se sektori civil duhet të ndihmojë Qeverinë dhe të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë.

"Kjo konferencë vjetore organizohet tradicionalisht me përfaqësuesit më të lartë të Qeverisë. Edhe sivjet, Qeveria po merr pjesë dhe ky është një moment i mirë, sepse Qeveria e re është ende në fillim dhe ne duam t'i vendosim linjat e bashkëpunimit për një zhvillim më perspektiv të shtetit. Ne si sektor civil duhet të jemi ndihmë për Qeverinë e re dhe të kontribuojmë në zhvillimin", shtoi   Kërzhallovski.

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR