Konferencë vjetore e Bursës: Dinamikë e ngadalësuar e bursës, nevojitet resetim i tregut
- Mbledhjet si Konferenca e 22-të vjetore e Bursës së Maqedonisë në të cilën përfaqësues të disa segmenteve të sektorit financiar dhe institucioneve të tregut, kompanive, organeve shtetërore, si dhe të gjitha subjektet tjera veprimtaria e të cilëve lidhet me punën ose duke investuar në letra me vlerë, ju mundësojnë institucioneve financiare të zhvillojnë strategji në punën, të përmirësojnë efikasitetin, të ndjekin flukset dhe trendët botërore. Kështu ka theksuar ministri i Financave, Fatmir Besimi në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në takimin e sivjetmë të mbajtur në Ohër.
- Post By Fami Bajrami
- 12:56, 27 shtator, 2023
Ohër, 27 shtator 2023 (MIA) - Mbledhjet si Konferenca e 22-të vjetore e Bursës së Maqedonisë në të cilën përfaqësues të disa segmenteve të sektorit financiar dhe institucioneve të tregut, kompanive, organeve shtetërore, si dhe të gjitha subjektet tjera veprimtaria e të cilëve lidhet me punën ose duke investuar në letra me vlerë, ju mundësojnë institucioneve financiare të zhvillojnë strategji në punën, të përmirësojnë efikasitetin, të ndjekin flukset dhe trendët botërore. Kështu ka theksuar ministri i Financave, Fatmir Besimi në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në takimin e sivjetmë të mbajtur në Ohër.
"Nga tubime të tilla, arritëm që vitin e kaluar të bëjmë një strategji për zhvillimin e tregjeve financiare, me përfshirjen e të gjitha institucioneve financiare në vend. Tashmë si rezultat i asaj strategjie kemi ligje të reja që janë në proces, siç është ligji për letrat me vlerë, ligji për instrumentet financiare dhe prospektet, letrat me vlerë dhe transparencë në procedura", thekson Besimi.
Ai theksoi se këtë vit janë miratuar disa instrumente financiare që synojnë zhvillimin e punës financiare në vend.
"Këto janë fletobligacionet civile që u realizuan me sukses, me përfshirjen e një numri të madh të qytetarëve me vlerë 25 milionë euro të cilën për shkak të interesit do ta rinovojmë muajin e ardhshëm me interes pesë për qind... Në interes të zhvillimit të tregut financiar, kemi pasur mbështetje serioze nga bankat dhe kemi ridizajnuar idenë fillestare me rekomandimet e bankave, në mënyrë që të kemi një proces gjithëpërfshirës", ka thënë Besimi.
Ai paralajmëroi se nga sot do të nisë emetimi i një fletobligacioni dyvjeçar “të gjelbër” me shkallë interesi 4.75 për qind, një fletobligacion i hapur si për qytetarët ashtu edhe për institucionet bankare.
Besimi vuri në dukje instrumentet e reja, risitë që po futen në drejtim të zhvillimit të sektorit financiar. Këtu ai theksoi tre bonot strukturore komunale të cilat tha se në tregun sekondar do të përfundojnë përmes disa transaksioneve, pastaj emetimin e rregullt vjetor të fletobligacioneve për denacionalizim dhe lloje të tjera të fletobligacioneve që tashmë janë prezantuar dhe janë duke u realizuar.
Kryetarja e Komisionit për Letrat me Vlerë, Nora Aliti, para të pranishmëve theksoi se këtë vit Komisioni ka punuar intensivisht në finalizimin e teksteve të Ligjit për instrumentet financiare dhe Ligjit për prospektet dhe detyrimet e transparencës së emetuesve me pritje që shumë shpejt Rregullorja e re për tregun e kapitalit të jetë në procedurë parlamentare e cila do të jetë me aplikim të vonuar.
“Pra nesh qëndron një reforme e gjerë ligjore e cila mundëson të kemi të njëjtat rregulla për investitorët dhe pjesëmarrësit e tregut me rregullat e shteteve anëtare, mbrojtje të përforcuar ligjore dhe transparencë më të madhe”, tha ajo.
Sipas Alitit, KLV do të marrë kompetenca të reja, gjithëpërfshirëse, të ngjashme me ato të organeve rregullatore evropiane për përballje me sfidat në mënyrë më efektive gjatë shërbimeve dhe aktiviteteve të parashikuara me rregulloren e re.
“Padyshim, me modernizimin e rregullores, ne po bëjmë një hap të madh drejt integrimit në BE të tregut tonë të kapitalit. Kjo është rruga e suksesit. Për ta arritur këtë është e nevojshme të sigurohet perspektiva evropiane e vendit, si garanci më e fortë për zhvillimin ekonomik, shtoi ajo.
Drejtori i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev para të pranishmëve i vuri në dukje faktorët, të brendshëm dhe të jashtëm të cilët kontribuuan në ngadalësimin e dinamikës së bursës me rënien e qarkullimit të bursës i cili këtë vit u kthye në nivelin e para 2018.
Sipas tij, ndikimet e jashtme përkeqësojnë mjedisin e përgjithshëm ekonomik, i gjithë viti 2023 është i rënduar nga sfida serioze, pesimizëm për shkak të rritjes së inflacionit dhe normave të interesit, mundësia e një recesioni, implikimet e borxheve të vjetra dhe të reja të shtetit dhe sektorit privat, rregullimet fiskale dhe risitë dhe të tjera, si të pandemisë ashtu edhe të luftës në Ukrainë.
“Megjithatë, tani për tani kompanitë e listuara po mbahen mirë, nga gjithsej 93 kompani të listuara, 68 kanë raportuar fitim në gjashtë muajt e parë në një vlerë kumulative prej 162 milionë euro që është një rritje në nivelin e mëparshëm prej rreth pesë për qind”, tha ai.
Në konferencën vjetore në Ohër marrin pjesë më shumë se 200 përfaqësues të institucioneve financiare, kompanive, subjekteve që punojnë me letra me vlerë, si dhe pjesëmarrës të huaj, duke përfshirë përfaqësues të pesë bursave rajonale - nga Zagrebi, Lubjana, Banja Luka, Beogradi dhe Sofja.
Foto: MIA