• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë "Transformimi digjital për qytetarët"

Konferencë

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Në organizim të Fondacionit Metamorfozis sot në Shkup do të mbahet konferenca me titull "Transformimi digjital për qytetarët".

Në konferencë është paraparë të flasin zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari.

Folësit do t'i ndajnë pikëpamjet e tyre në lidhje me progresin e transformimit digjital drejuar nevojave të të gjithë qytetarëve. 

Ngjarja do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa do të mund të ndiqet me prani fizike ose onllajn përmes platformës ZOOM.

Konferenca organizohet në kuadër të projektit "Rritja e pjesëmarrjes civile në Agjendën digjitale – ICEDA“, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR