Konferencë rajonale "Urat e përvojës: Përforcimi i vullnetarizmit të lartë për zhvillim të qëndrueshëm përgjatë Ballkanit"
- – Në Shkup sot do të mbahet Konferenca e parë rajonale për vullnetarizëm “Urat e përvojës: Përforcimi i vullnetarizmit të lartë për zhvillim të qëndrueshëm përgjatë Ballkanit”.
- Post By Fitore Curri
- 07:45, 25 nëntor, 2025
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) – Në Shkup sot do të mbahet Konferenca e parë rajonale për vullnetarizëm “Urat e përvojës: Përforcimi i vullnetarizmit të lartë për zhvillim të qëndrueshëm përgjatë Ballkanit”.
Konferenca është në organizim të Asociacionit për Sport dhe Vullnetarizëm (ASV) në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetje të Institutit për Menaxhim të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IDUEP), si dhe organizatave partnere të BE-së: Qendrën për Vullnetarizëm Evropian (QVE) dhe Konfederatën e Shërbimeve Evropiane të Ekspertëve të Lartë (CESES).
Konferenca zyrtarisht do të hapet me fjalime të ministrit të Çështjeve Evropiane të Maqedonisë, Orhan Murtezani dhe drejtorin ekzekutiv të CESES Bruksel, Ismael Paez Civiko.
“Kjo ngjarje e rëndësishme organizohet në kontekst të shpalljes së vitit 2026 nga ana e Kombeve të Bashkuara si Vit Ndërkombëtar i Vullnetarëve për Zhvillim të Qëndrueshëm (IVY 2026) dhe përfaqëson platformë të parë rajonale kushtuar promovimit dhe avancimit të vullnetarizmit të lartë në Ballkan”, informojnë nga IDUEP. fc/
Foto: IDUEP