• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë rajonale për gjininë dhe sigurinë në Shkup

Konferencë rajonale për gjininë dhe sigurinë në Shkup

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Në organizim të Misionit të OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me Zyren e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR), sot dhe nesër do të mbahet konferenca rajonale për gjininë dhe sigurinë.

Konferenca ka për qëllim ta lehtësojë këmbimin e përvojave, praktikat e mira dhe sfidat gjatë avancimit të barazisë gjinore në kuadër të organeve për zbatimin e ligjit në rajonin e Evropës Juglindore.

Siç u paralajmërua, fjalime do të mbajnë Stevo Pendarovski, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Ual dhe drejtori i ODIHR-së, Mateo Mekaçi.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të policisë, agjenci të sigurisë dhe sindikata policore nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR