• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë "Pjesëmarrje e barabartë e personave me pengesa në jetën politike dhe publike"

Konferencë

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Konferencë përfundimtare me panel diskutim me temë "Pjesëmarrje e barabartë e personave me pengesa në jetën politike dhe publike" do të mbahet sot në Shkup.

Në ngjarje, siç informojnë nga Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive - "Inkluziva", do të prezantohen rezultatet nga projekti "Pjesëmarrja politike e personave me pengesa" dhe Nisma për ndryshim dhe plotësom të Ligjit për financim të partive politike, me të cilat personat me pengesa do të përfaqësohen në listat për deputetë dhe këshilltarë, me çka shteti do ta përmbushë në masë të caktuar obligimin e vet pozitiv për sigurim të kushteve që personat me pengesa, në mënyrë të plotë dhe efektive të marirn pjesë në jetën politike përmes përfshirjes së tyre në aktivitetet e partive politike, që do të rezultojë me kandidimin e tyre, përmes krijimit të obligimeve legjitime për partitë politike të bazuara në financim buxhetor.

Në ngjarje do të flasin kryetarja e shoqatës "Inkluziva", Bllagica Dimitrovska dhe Robert Skot Hejzlet, drejtor i lartë i NDI-së (National Democratic Institute), ndërsa në panele është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, e kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, e Aleksandra Kërstevskës nga NDI, Dushan Tomshiqit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Vaska Bajramovska-Mustafa, këshilltare shtetërore në Zyren e Avokatit të popullit...

Organizuesit e ngjarjes paralajmërojnë pjesëmarrje të përfaqësuesve të institucioneve, organizatave ndërkombëtare, kryetarëve të komunave të cilët morën pjesë në aktivitete projektuese, parti politike dhe organizata qytetare të cilat janë aktive në atë fushë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR