• e martë, 11 mars 2025

Konferencë për rutën evropiane të Sën Cirili e Metodit në trashëgiminë kulturore në Shkup dhe rrethinën e Shkupit

Konferencë për rutën evropiane të Sën Cirili e Metodit në trashëgiminë kulturore në Shkup dhe rrethinën e Shkupit

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Në kuadër të programit "Ruta kulturore evropiane e Shën Cirilit e Metodit" e cila është nën patronatin e Këshillit të Evropës, në Shkup mbahet konferenca "Ruta evropiane e Shën Cirilit dhe Metodit në trashëgiminë kulturore të Shkupit dhe rrethinës së Shkupit", organizuar nga Instituti për letrësi maqedonase pranë USHCM.

Programi i Këshillit të Evropës prezanton monumente historike, artefakte, trashëgimi të dorëshkrimeve të ndërlidhura me rutën e lëvizjes dhe veprimin e shenjtorëve Cirili e Metodi në misionin e tyre iluministr në rajonin më të gjerë evropian dhe ofron model atraktiv për menaxhmentin e kulturës dhe turizmit.

Instituti për letërsi maqedonase-Shkup dhe Instituti për kulturë mbarësllovene në Prilep janë anëtare të projektit "Ruta kulturore evropiane e Cirilit e Metoditi", të certifikuar me licencë nga KE-ja, zyrtarisht nga 1 djetori i vitit 2023.

Konferencën e hapi Natasha Avramovska, drejtoreshë e Institutit për letërsi maqedonase pranë USHCM, e cila i përshëndeti pjesëmarrësit në konferencë mes të cilëve ka edhe nga Çekia, Sllovakia, Bullgaria.

Me projektin "Ruta evropiane e Sën Cirilit e Metodit në trashëgiminë kulturore të Shkupit dhe rrethinës së Shkupit", siç tha, do të arrihet afirmim në trashëgiminë kulturore-historike të evidentuar në rrethinën e Shkupit që do të pjesë e hartuar nga ruta kulturore evropiane.

Në hapje të konferencës, zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov theksoi se rrugët kulturore janë strumbullarët në misionin e Këshillit të Evropës, të cilat funksionojnë në drejtim të zbulimit dhe afirmimit të trashëgimisë së larmishme kulturore në Evropë si vlerë e përbashkët, me qëllim që t'i ndërlidhin njerëzit dhe vendndodhjet e ndryshme përmes modaliteteve të trashëgimisë kulturore të përbashkët.

Në kuadër të konferencës është hapur edhe ekspozitë e fotografive dhe hartë të rutave të iluministëve në shekullin e 9-të. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR