Konferencë për përgjegjësinë për të drejtat e njeriut dhe për përparimin e tyre
- Konferencë me temë "Përgjegjësia për të drejtat e njeriut: Përgjigjet kombëtare ndaj rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe Rishikimi periodik universal për përparimin e të drejtave të njeriut" sot do të mbahet në Shkup nën organizimin e Avokatit të Popullit me mbështetjen financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP dhe Zyrës së komisarit të lartë për të drejtat e njeriut të KB-së.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:02, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Konferencë me temë "Përgjegjësia për të drejtat e njeriut: Përgjigjet kombëtare ndaj rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe Rishikimi periodik universal për përparimin e të drejtave të njeriut" sot do të mbahet në Shkup nën organizimin e Avokatit të Popullit me mbështetjen financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP dhe Zyrës së komisarit të lartë për të drejtat e njeriut të KB-së.
Konferencën do ta hapin Avokati i Popullit, Naser Ziberi, nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban, koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara, Rita Kolumbia, dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorjan.
Për rëndësinë e Raportit vjetor të Avokatit të Popullit dhe zbatimin e rekomandimeve të përgjithshme në drejtim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, në panelin e parë do të flasë Avokati i Popullit, Ziberi. Në të njëjtin panel, do të mbajnë fjalime edhe kryetari i Komisionit parlamentar për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, Lupço Prenxhov dhe kryetarja e Komisionit për financim dhe buxhet, Sanja Lukarevska.
Paneli i dytë i konferencës do t'i kushtohet zbatimit të rekomandimeve të Rishikimit periodik universal, ndërsa në panelin e tretë do të diskutohet për nevojën e pavarësisë financiare dhe institucionale të Zyrës së Avokatit të Popullit në përputhje me Parimet e Parisit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s