• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë ndërkombëtare për sfidat dhe nevojat e grave sipërmarrëse

Konferencë ndërkombëtare për sfidat dhe nevojat e grave sipërmarrëse

 Shkup, 23 maj 2024 (MIA) - Në Odën e Zejtarisë - Shkup sot do të mbahet Konferenca ndërkombëtare me temë "Sfidat dhe nevojat e grave sipërmarrëse". Është paralajmëruar pjesëmarrja e grave sipërmarrëse nga Ukraina, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Shqipëria, ndërsa qëllimi është shkëmbimi i përvojave në fushën e artizanatit dhe shkëmbimi i njohurive për përballje me kriza, si shëndetësore, ekonomike dhe ushtarake, me të cilat u përball në periudhën e kaluar.

Në ngjarje fjalim do të mbajë drejtori ekzekutiv i Odës së Zejtarisë Koblenc, Ralf Helrih, ndërsa do të ndahen diploma për kualifikim paruker dhe estetist, si dhe pllakata për tre gra sipërmarrëse.

 "Gratë zejtare çdo ditë përballen me një sërë problemesh në funksionimin e tyre: mungesa e kuadrit, mbështetja për drejtimin e një biznesi, ndërsa  kriza ekonomike, shëndetësore dhe ushtarake në mënyrë shtesë i rëndon zejtarët gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre. Në konferencën ndërkombëtare dyditore do të diskutohet për problemet me të cilat ballafaqohen gratë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Ukraina, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Shqipëria dhe çfarë lloj mbështetjeje marrin për kryerjen e veprimtarisë", theksojnë nga Oda e Zejtarisë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR