• e shtunë, 10 janar 2026

Konferencë kombëtare "Produktiviteti dhe shtytësit e saj kryesorë për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri"

Konferencë kombëtare

Shkup, 28 maj 2025 (MIA) - Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) me rastin e 20 vjetorit të ekzistencës së saj organizon Konferencë kombëtare me temën "Produktiviteti dhe shtytësit e saj kryesorë për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri".

OPM do të prezantojë gjetjet nga hulumtimi që identifikon sfidat dhe mundësitë për rritjen e produktivitetit në kompanitë e Maqedonisë. 

"Në konferencë do të prezantohet gjetjet nga hulumtimi në lidhje me zhvillimin e fuqisë punëtore, kapitalin, progresin teknologjik, qasjen në financa, praktikat e menaxhimit, efikasitetin organizativ dhe kushtet e tregut, informoi OPM. 

Bazuar në gjetjet, Organizata e Punëdhënësve propozon rekomandime specifike për politika dhe masa që synojnë rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit të biznesit në Maqedoni. ls/

Foto: OPM 

 

QËNDRONI TË LIDHUR