Konferencë "Gra të suksesshme për rajon të suksesshëm" në organizim të WOBA
- "Gra të suksesshme për rajon të suksesshëm" titullohet konferenca që sot do ta organizojë Women on Boards Adria - WOBA (Gra në organet e menaxhimit Adriatik) - iniciativë joprofitabile rajonale, e themeluar me qëllim që të rritet diversiteti gjinor në organet ekzekutive dhe joekzekutive të menaxhimit.
- Post By Besnik Shuki
- 08:00, 22 mars, 2024
Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - "Gra të suksesshme për rajon të suksesshëm" titullohet konferenca që sot do ta organizojë Women on Boards Adria - WOBA (Gra në organet e menaxhimit Adriatik) - iniciativë joprofitabile rajonale, e themeluar me qëllim që të rritet diversiteti gjinor në organet ekzekutive dhe joekzekutive të menaxhimit.
Në ngjarje do të marrin pjesë liderë nga biznes-sektori dhe nga qeveria për të inicuar diskutim për atë se si të sigurohet përkrahje më e madhe drejt realizimit të qëllimit të përbahskët - përforcimi i përfaqësimit të grave në organet e menaxhimit të kompanive në rajon. Ky aktivitet është i harmonizuar me kërkesat dhe normat e Bashkimit Evropian, siç thuhet në Direktivën e BE-së (Gratë në organet e menaxhimit".
Në konferencë janë paralajmëruar fjalimet e Biljana Brejtvejt, kryetare e Women on Boards Adria, Elizabeta Gjeorgievska, bashkëshorte e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler, Ben Nupnau, zëvendës-shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Fatih Turkmenogllu, shef për Maqedoninë e Veriut në Bankën Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, zëvendës kryeministrat për çështje ekonomike dhe për politika të sundimit të mirë, Fatmir Bytyqi dhe Sllavica Gërkovska, guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhoska.
WOBA kumtoi se funksionon si asociacion unifikues dhe reprezentativ (e a.q. ombrellë) për avancimin e barazisë gjinore në proceset e vendosjes dhe menaxhimit.
"Ne bashkëpunojmë me kompani nga biznes-sektoret, me qeveri dhe institucione ndërkombëtare që të promovojmë diversitetin gjinor në nivel të organeve të menaxhimit dhe udhëheqësitë më të larta të kompanive me interes publik në Rajonin e Adriatikut (rajon i Ballkanit Perëndimor), njofton organizatori i konferencës. bsh/
Foto: WOBA