Konferencë e Tretë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lumenjve në Evropën Juglindore
- Në organizim të organizatës ndërkombëtare "The Nature Conservancy" dhe Eko-vetëdije, sot në Shkup do të mbahet Konferenca e tretë ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve të Evropës Juglindore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:33, 9 prill, 2025
Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Në organizim të organizatës ndërkombëtare "The Nature Conservancy" dhe Eko-vetëdije, sot në Shkup do të mbahet Konferenca e tretë ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve të Evropës Juglindore.
Konferenca është pjesë e iniciativës rajonale "Së bashku për lumenjtë" dhe do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, bashkësive lokale, institucioneve dhe komuniteteve akademike nga i gjithë rajoni. Ata do të bisedojnë për çështje kyçe për mbrojtjen e lumenjve, do të shkëmbejnë përvoja dhe do të paraqesin shembuj të suksesshëm nga puna e tyre.
Para fillimit është planifikuar një konferencë për shtyp, ku do të flasin përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, organizatës ndërkombëtare "The Nature Conservancy" dhe Eko-vetëdijes.
Foto: Eko-vetëdije