• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë e KSL-së: Barazia e grave dhe burrave nuk e ka arritur nivelin e duhur

Konferencë e KSL-së: Barazia e grave dhe burrave nuk e ka arritur nivelin e duhur

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Ecim përpara, por, megjithatë barazia e grave në raport me burrat nuk e ka arrit nivelin e duhur. Kjo është thënë pasditen e sotme në konferencën me temë “Forcimi i barazisë gjinore dhe përballja me ngacmimet në vendin e punës”, organizuar nga Seksioni i grave të Konfederatës së Sindikatave të lira të Maqedonisë së Veriut (KSL) me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 Marsi.

Kryetarja e Seksionit të grave pranë KSL-së, Elena Angellovska në deklaratën për media tha se duhet të ketë barazi gjinore, të mos ketë diskriminim dhe ngacmim ndaj grave.

"Të gjitha grave para festës së ardhshme, 8 Marsi, uroj që çdo ditë gjatë vitit të trajtohen me respekt, dashuri dhe kujdes dhe jo vetëm në këtë datë. Gratë nuk duhet të diskriminohen. E them në aspekt të asaj se, 'ajo është grua dhe nuk mund ta mbajë atë pozicion” e kështu me radhë! Pra, duhet të ketë një barazi të caktuar. Për këtë do të angazhohemi dhe shpresojmë për bashkëpunim, si nga ana e biznesit, ashtu edhe nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe nga sistemi arsimor", shtoi Angellovska.

Ajo u pyet nëse ka të dhëna se sa gratë janë viktima në vendin e punës.

"Konkretisht te ne, si sektor i grave nuk kemi denoncime për mobing, gjegjësisht ngacmime në vendin e punës. Megjithatë, në kuadër të punëdhënësve, po, ka denoncime, për faktin se ka ngacmime në vendin e punës, por ka edhe të tilla që janë në proces gjyqësor. Mendoj se janë dhënë vetëm dy aktgjykime për mobing", u përgjigj ajo.

Angellovska ka thënë se në situata të caktuara ka edhe meshkuj të cilët janë viktima të mobingut, të ngacmuar në vendin e punës.

"Konsideroj se femrat ngacmohen më shumë dhe se ekziston diskriminim edhe ndaj meshkujve, sepse edhe ata ngacmohen në vendin e punës, po, ka situata të tilla. Kjo nuk kontestohet", thekson ajo.

Në konferencë fjalim pati edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale në qeverinë teknike, Gjoko Velkovski. Në deklaratën për media, ai theksoi se të gjithë së bashku do të luftojmë dhe do të përpiqemi “që barazia gjinore të fitojë vend të rëndësishëm dhe të jetë segment i rëndësishëm në atë që do të jetë strategji e ardhshme e këtij vendi”.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR