• e premte, 25 tetor 2024

Konferencë donatorësh e BE-së: Janë tubuar mbi shtatë miliardë euro për mbështetje të Turqisë dhe Sirisë pas tërmeteve shkatërruese

Konferencë donatorësh e BE-së: Janë tubuar mbi shtatë miliardë euro për mbështetje të Turqisë dhe Sirisë pas tërmeteve shkatërruese

Stokholm, 20 mars 2023 (MIA) - Mbi shtatë miliardë euro janë tubuar në Konferencën e sotme të donatorëve të Bashkimit Evropian për mbështetje të Turqisë dhe Sirisë pas tërmeteve të fuqishme të muajit të kaluar, lajmëroi Anadollu.

"Premtimet e përgjithshme paraqesin shtatë miliardë euro", kumtoi kryeministri suedez Ulf Kristerson në fund të Konferencës ndërkombëtare të donatorëve "Së bashku për popullin e Turqisë dhe Sirisë".

Kristerson tha se tubimi i mjeteve e arriti qëllimin e vet.

Nikoqirë të ngjarjes ishin Komisioni evropian dhe Qeveria e Suedisë, e cila prej 1 janarit e mori kryesimin me Këshillin e BE-së.

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen i përshëndeti rerzultatet nga konferenca.

"Ju falënderoj shumë që u treguat njerëzve në Siri dhe Turqi se nuk janë vetëm, se kujdesemi, jemi këtu për të ndihmuar", tha ajo.

Komisioni evropian premtoi një miliardë euro për rikonstruim në Turqi dhe pako shtesë prej 108 milionë eurove për ndihmë humanitare dhe rikuperim në Siri.

Dy tërmete shkatërruese me fuqi prej 7,7 dhe 7,6 ballë sipas Shkallës së Rihterit i goditën pjesët jugore të Turqisë më 6 shkurt me epiqendër në Kahramanmarash. Numri i të vdekurve në tërmetet shkatërruese që muajin e kaluar e goditën Turqinë jugore u rrit në 50.096. Mbi 13,5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, su dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore. Gjatë tërmeteve të njejta, në Siri jetën e humbën së paku 4.500 njerëz, ndërsa mbi 8.700 u lënduan. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR