• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konfederata ndërkombëtare e sindikatave me mbështetje për LSM-në për marrjen e Shtëpisë së punëtorëve

Konfederata ndërkombëtare e sindikatave me mbështetje për LSM-në për marrjen e Shtëpisë së punëtorëve

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Lidhja e sindikatave të Maqedonisë kumtoi se për Shtëpinë e punëtorëve kanë marrë mbështetje nga Konfederata ndërkombëtare e sindikatave (ITUC).

Në letrën dërguar nga sekretari i përgjithshëm i ITUC-së, Luk Triangëll drejtuar kryetarit të LSM-së, Sllobodan Trendafillov, është shprehur shqqetësimi lidhur me vendimin e Gjykatës supreme për marrjen e objektit të LSM-së.

Në letër ceket se sipas Komitetit për liri të shoqatave (CFA) të Organizatës ndërkombëtare të punës (MOT), e drejta e mbrojtjes adekuate e pronës së sindikatave është një prej atyre lirive qytetare që janë thelbësore për realizimin normal të të drejtave të sindikatës dhe ceket se në pajtim me obligimet e ndërmarra nga Konventa nr. 87 për liri të shoqatave dhe mbrojtje të të drejtave për organizim nga viti 1948 dhe Kushtetuta e MOT-it menjëherë duhet të parandalohet marrja e pronës së Sindikatës.

"Në këtë pikëpamje, ne nuk do të hamendemi për të mbështetur çfarëdo lloj procedure formale që Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të konsiderojë se është adekuate ta inicojë - qoftë në suaza të MOT-it apo para trupave të tjerë ndërkombëtarë", theksohet në letrën e sekretarit të përgjithshëm të ITUC-së.

Në Konfederatën ndërkombëtare të sindikatave janë bashkuar 340 lidhje të sindikatave nga 169 shtete të botës të cialt së bashku numërojnë 191 milionë punëtorë.

Gjykata supreme solli aktvendim me të cilin ndërtesa e LSM-së e njohur si Shtëpia e punëtorëve i merret sindikatës. LSM kërkon dorëheqje nga tre gjykatës, Shpend Devaja, Nake Georgiev, Isamedin limani të cilët e sollën vendimin e këtillë, ndërsa parashtroi edhe kërkes në Këshillin gjyqësor për shkarkimin e tyre. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR