Koncert i Rita Orës në Ohër
- Sensacioni botëror i muzikës pop-dens, Rita Ora, më 1 gusht do të mbajë koncert në stadiumin "Biljanin izvori" në Ohër.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:30, 11 shkurt, 2026
Ohër, 11 shkurt 2026 (MIA) - Sensacioni botëror i muzikës pop-dens, Rita Ora, më 1 gusht do të mbajë koncert në stadiumin "Biljanini izvori" në Ohër.
"Me një seri hitesh ndërkombëtare që kanë bërë xhiron e botës, miliarda strime, çmime prestigjioze dhe bashkëpunime me emrat më të mëdhenj të skenës muzikore botërore, Rita Ora është konsoliduar si një markë globale dhe një nga simbolet më të njohura të tingullit modern pop, ikonë mode dhe artiste me vizion të qartë. Karriera e saj është e shënuar nga suksesi i vazhdueshëm, por edhe nga aftësia për t’u transformuar vazhdimisht, për të eksperimentuar dhe për të qëndruar një hap përpara kohës. Rruga e saj në skenën botërore paraqet një bashkim të rrallë të suksesit komercial, qëndrueshmërisë artistike dhe identitetit të ndërtuar me kujdes. Që nga fillimet e saj deri sot, Rita Ora vazhdimisht zgjeron shprehjen e saj krijuese, duke kombinuar popin modern, dens dhe tinguj urbanë me stil vizual të fuqishëm dhe prezencë mbresëlënëse skenike. Ajo njihet jo vetëm si yll muzikor, por edhe si një fenomen kulturor me ndikim të madh tek brezat e rinj", njofton organizatori.
Performancat e saj janë sinonim i prodhimit të nivelit të lartë, me skenografi të menduar me kujdes dhe energji që krijon një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me publikun. Çdo koncert i Rita Orës është një përvojë e kujdesshme audio-vizuale, ku muzika, drita dhe emocioni funksionojnë si një e tërë, arsye për të cilën performancat e saj në skenat më të mëdha botërore vlerësohen rregullisht si spektakël i vërtetë.
"Koncerti më 1 gusht në Ohër është organizuar nga "Produksioni Pragma" dhe përbën një hap të rëndësishëm në pozicionimin e Maqedonisë së Veriut në hartën e turneve të mëdha të koncerteve, si dhe një konfirmin tjetër se skena vendase është e përgatitur për ngjarje të nivelit më të lartë ndërkombëtar. Një yll botëror dhe një nat gushti që do të ketë një vend të veçantë në historinë muzikore të rajonit", thuhet në njoftim.
Biletat janë nxjerrë në shitje. qa/
Foto: Produksioni Pragma