• e enjte, 27 qershor 2024

Koncert i kitaristit Stivi Vai në Shkup

Koncert i kitaristit Stivi Vai në Shkup

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Kitaristi Stivi Vai sot do të mbajë koncert në sallën "Boris Trajkovski" në Shkup.

Koncerti paraprakisht i caktuar për në Qendrën sportive rekreative Kalaja është zhvendosur në sallën Boris Trajkovski, ndërsa biletat do të vlejnë në lokacionin e ri.

Si pjesë e listës së 10 kitaristëve më të mirë të të gjitha kohërave, Stivi Vai ka interpretuar dhe ka qenë pjesë e studio albumeve të artistëve Frenk Zapa, Motohed, Dejvid Li Roth, Uajtsnejk, pablik Imixh ltd, njëkohësisht duke ndërtuar karrierë të pasur si virtuoz me qasje tejet individualiste dhe inovative ndaj instrumentit të vet, tetë solo albume dhe tre çmime Gremi.

Stivi Vai vjen në Shkup me rastin e promovimit të albumit të tij aktual Inviolejt, i cili vitin e kaluar u pozicionua në vendin e parë të listës së Hard rok albumeve.

Biletat mund të sigurohen onlajn në www.avalon.mk dhe përmes rrjetit shitës të Avalonit në vend. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR