• e enjte, 27 qershor 2024

Koncert i duo "Skupi" në Veles

Koncert i duo

Veles, 9 nëntor 2023 (MIA) - Në hollin e teatrit "Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot" në Veles mbrëmë koncert mbajti duo "Skupi" në përbërje të Jeta Starova Mehmeti në flautë dhe Ermal Mehmeti në violinë. Ata performuan me muzikë burimore maqedonase, pra interpretime të këngëve dhe valleve të njohura maqedonase në  angazhim të Ermal Mehmetit.

Kjo është performanca e tyre e tretë në Veles, ndërsa koncerti është mbështetur  nga Ministria e Kulturës. Ata kanë aplikuar dhe morën mbështetje nga Ministria e Kulturës dhe koncert të tyre planifikuan të mbajnë në lokalitetin arkeologjik  të hapur Stobi.

Në fjalën e tij për të pranishmit, Ermal Mehmeti theksoi se ata marrin pjesë gjithkund në botë, ndërsa shpërblimi i tyre është buzëqeshja dhe kënaqësia e publikut.

"Kudo e prezantojmë muzikën maqedonase dhe me këtë e prezantojmë edhe vendin në dritën më të mirë dhe jemi ambasadorë të saj gjithkund ku performojmë. Në vend të politikanëve më së miri është që bota të na njohë përmes nesh muzikantëve, të cilët në mënyrën më të mirë të mundshme përmes muzikës mund ta prezantojmë vendin tonë në dritën më të mirë", theksoi Mehmeti.

Duo "Skupi" ekziston nga viti 2006 dhe që atëherë me sukses të madh marrin pjesë në manifestime dhe recitale të rëndësishme në Maqedoni, Evropë dhe botë. Janë fitues të çmimeve dhe mirënjohjeve më të larta. Ata kanë promovuar edhe dy CD-ja me interpretime të muzikës popullore maqedonase, ndërsa po punojnë në CD-në e tyre të tretë e cila do të përfshijë këngë dhe valle popullore nga i gjithë Ballkani. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR