• e hënë, 23 dhjetor 2024

KON për vjedhjet në Olimpiadë: Vërtetë, ka pasur incidente, janë vendosur masa të rrepta me 180 kamera për videombikëqyrje

KON për vjedhjet në Olimpiadë: Vërtetë, ka pasur incidente, janë vendosur masa të rrepta me 180 kamera për videombikëqyrje

Paris, 1 gusht 2024 (MIA) - Komiteti olimpik ndërkombëtar (KON) i ka konfirmuar informatat për vjedhje në fshatin olimpik në Paris.

Paraprakisht, edicioni francez i "Le Parisien" publikoi pesë ankesa nga garues olimpikë për vjedhje.

"Vërtetë, ka pasur incidente, janë denoncuar në polici. Ne mbështesim delegacionet. Në Fshatin olimpik janë vendosur masa të rrepta, me 180 kamera 'CCTV' që funksionojnë 24 orë në ditë. Por unë nuk mund të jap informata se sa zyrtarë sigurie janë aty", tha drejtoresha për komunikim të komitetit organizativ, En Deshamp.

Sot u kuptua për vjedhje ndaj çiklistëve sllovakë, të cilët denoncuan pajisje të vjedhur (goma dhe pjesë tjetër rezerve) me vlerë prej rreth 2.300 euro. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR