• e hënë, 23 dhjetor 2024

KON: Nuk do të ketë rusë dhe bjellorusë në hapjen e Lojërave olimpike në Paris

KON: Nuk do të ketë rusë dhe bjellorusë në hapjen e Lojërave olimpike në Paris

Lozanë, 19 mars 2024 (MIA) - Rusët dhe bjellorusët nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të Lojërave olimpike këtë verë në Paris, kumtoi sot Komiteti olimpik ndërkombëtar (KON).

Sportistët nga këto dy vende të cilët do të kualifikohen për Lojërat olimpike do të garojnë si sportistë të pavarur, pa flamuj dhe himne kombëtare, për shkak të sanksioneve të vendosura pas invazionit rus ndaj Ukrainës që filloi në shkurt të vitit 2022.

Sportistët olimpik rusë dhe bjellorusë do të marrin pjesë "individualisht" si sportistë të pavarur (AIN) dhe nuk do t'i bashkohen parakalimit të ekipeve nacionale, por, megjithatë, "do të kenë mundësis ta ndjejnë ngjarjen", tha shefi i Solidaritetit olimpik në kuadër të KON-it, Xhejms Mekleod, pa cekur hollësi të tjera.

KON në atë mënyrë i bahkangjitet vendimit të sjellur në fillim të marsit nga Komiteti paraolimpik ndërkombëtar për hapjen solemne të Lojërave paraolimpike në Paris më 28 gusht.

Komiteti ekzekutiv i trupit sot miratoi flamur neutral kusshtuar rusëve dhe bjellorusëve, me shkronjat "AIN" në prapavijë të gjelbër, si dhe himn të shkurtë pa fjalë, që duhet të luhet nëse sportistët nga këto dy vende fitojnë medalje të artë.

Ekspertët e trupit olimpik parashikojnë "sipas skenarit të mundshëm" se në Lojërat olimpike do të garojnë gjithsej 36 rusë dhe 22 bjellorusë, ndërsa më së sshumti 55 nga Rusia dhe 28 nga Bjellorusia. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR