KON do të ftojë 203 shtete në LO 2024, por jo edhe Rusinë dhe Bjellorusinë
- Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) më 26 të këtij muaji, saktësisht një vit para hapjes së planifikuar të Lojërave olimpike në Paris do të dërgojë ftesa në adresat e 203 këshillave nacionalë olimpikë, por mes tyre nuk do të jetë këshilli rus dhe ai bjellorus.

Paris, 14 korrik 2023 (MIA) - Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) më 26 të këtij muaji, saktësisht një vit para hapjes së planifikuar të Lojërave olimpike në Paris do të dërgojë ftesa në adresat e 203 këshillave nacionalë olimpikë, por mes tyre nuk do të jetë këshilli rus dhe ai bjellorus.
Në komunikatën e KON thekshet se performacat e sportistëve rusë dhe bjellorusë në Lojërat e vitit 2024 janë ende "në pritje", por tani është e qartë se të dy vendet nuk do të kenë përfaqësues në sportet ekipore vitin e ardhshëm.
Më herët në mars të këtij viti, KON njoftoi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të sportistëve nga Rusia dhe Bjellorusia në Lojërat në Paris, nën simbolin neutral, do të merret "në kohën e duhur".
Përveç Rusisë dhe Bjellorusisë, vendi i tretë që nuk do të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 2024 është Guatemala, e cila është pezulluar nga KON që nga viti 2022 për shkak të ndërhyrjeve politike në punën e Komitetit Olimpik. mb/
Foto: Tuiter