• e premte, 22 nëntor 2024

Sulm i ri me thikë në Gjermani: gjashtë persona të lënduar, tre në gjendje kritike

Sulm i ri me thikë në Gjermani: gjashtë persona të lënduar, tre në gjendje kritike

Berlin, 31 gusht 2024 (MIA) - Së paku gjashtë persona janë lënduar, tre prej të cilëve në gjendje kritike, në një sulm me thikë në një autobus në qytetin perëndimo Siegen të Gjermanisë, njoftoi DPA.

E dyshuara për sulmin e mbrëmshëm është një grua 32-vjeçare.

Policia gjermane tha se të paktën 40 persona ishin në autobusin që po udhëtonte për në festivalin e qytetit në Siegen, i cili është rreth 75 kilometra në lindje të Këlnit, kur sulmi ndodhi rreth orës 19:40.

Disa udhëtarë e lajmëruan policinë, kurse policët arrestuan të dyshuaren, shtetase gjermane.

Aktualisht nuk dihen motivet e krimit. Policia kumtoi se nuk ka indikacione për një sulm terrorist.

Ngjarja ndodhi saktësisht një javë pas një sulmi me thikë në qytetin perëndimor gjerman Solingen, ku u vranë tre persona, ndërsa u lënduan tetë.

Për sulmin në Solingen dyshohet një shtetas sirian 26-vjeçar, i cili ndodhet në paraburgim. Grupi terrorist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, megjithëse autoritetet gjermane janë ende duke hetuar besueshmërinë e pretendimit.

Policia në Siegen u bëri thirrje qytetarëve që të mos përhapin lajme të rreme në rrjetet sociale apo kanale të tjera dhe veçanërisht të mos e lidhin incidentin me sulm terrorist. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR