• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komuniteti mediatik bëri thirrje për solidaritet, liria akoma e kufizuar, hapësirë e vogël për gazetari të pavarur

Komuniteti mediatik bëri thirrje për solidaritet, liria akoma e kufizuar, hapësirë e vogël për gazetari të pavarur

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Gazetarë të sigurt, të lirë dhe të liruar socio-ekonomik është parakushti kryesor për gazetari të lirë dhe profesionale si shtyllë e demokracisë, porositën nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, të cilët e shënojnë Ditën e lirisë së mediumeve - 3 Majin me aksion të dhurimit të gjakut dhe porosi për solidaritet dhe bashkim.

"I shërbejmë opinionit, jo politikanëve, ndërsa kufizimi i lirisë sonë i rrezikon të drejttat e të gjithëve", theksoi kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski në konferencën prë shtyp me rastin e aksionit të dhurimit të gjakut, që u mbajt në Shtëpinë e punonjësve humanitarë "Dare Xhambaz", me nismë të SPGPM-së.

Fakt është, theksoi Çadikovski, se sot gëzojmë më shumë liri të fjalës se para rreth dhjetë viteve. Por liria jonë, shtoi ai, duhet të prnaojmë se akoma është e kufizuar, sepse tregu i vogël në të cilin punojmë, jetojmë dhe punojmë lë pak hapësirë për gazetari të pavarur,, me çka disa nga mediumet ende mbështeten në interesa politike apo strikte biznesore.

Ai porositi se punonjësit gazetaresk asnjëherë dhe as tani nuk kërkojnë para nga Qeveria, por se paratë e qytetarëve duhet të shfrytëzohen për ngritjen e cilësisë në gazetari.

E përsëriti kërkesën për pavarësi financiare dhe thellim të reformave në Servisin nacional publik përmes miratimit të zgjidhjeve cilësore ligjore me çka do të garantohet roli i programeve informative. Vlerësoi se përparimi në raportin e Reporterëve pa kufij është rezultat i ndryshimeve të Kodit penal, me të cilin punonjësit mediatik morën status të personave zyrtarë dhe të Ligjit për përgjegjësi civile me të cilat dënimet për gazetarë në pjesën e ofendimit dhe shpifjes u ulën për katër deri pesë herë.

Sipas kryetarit të SPPM-së, Pavle Belovski, edhe pse ka rritje në Raportin e Reporterëve pa kufij, siç tha, raportimet në këtë raport janë shumë më të thella dhe më serioze.

Komuniteti i gazetarëve foli edhe për probloemet e mediumeve lokale, duke paralajmëruar sërish se në mjediset lokale nuk do të ketë mediume nëse vazhdojnë trendet e tnaishme me shuarjen e tyre për shkak të mungesës së mjeteve për punë.

Bashkëpunimi i gazetarëve dhe mediumeve me Kryqin e Kuq është i shkëlqyeshëm dhe ata, siç u porosit, janë mbështetësit më të mëdhenj për promovimin e veprimit të kësaj organizate humanitare.

"Transmetoni porosi të shkëlqyeshme se pa dallim se çfarë probleme kemi duhet të mbetemi me përgjegjësi sociale dhe të jemi humanë dhe të dhurojmë gjak", i porositi gazetarët Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq.

Presin 30 deri 40 dhurues, ndërsa siç tha, gjaku është medikamenti i vetëm që nuk mund të blihet në barnatore, ai është diçka që duhet ta ndajmë mes veti.

Në aksionin e gazetarëve të dhurimit të gjakut i prnaishëm ishte edhe euroambasadori Dejvid Gir duke cekur se ekzistimi i mediumeve të lira dhe pluraliste është vitale për demokracinë dhe për rezistencën e prëgjithshme të të gjitha shoqërive.

"Me krenai iu bashkangjita aksionit të sotëm të dhurimit të gjakur që e organizojnë partnerët tanë, Sindikata e pavarur e punonjësve mediatik dhe Shoqata e gazatearëve të Maqedonisë, sepse ndajmë qëllime të njejta. Nërsa dhurimi i gjakut shpëton jetë, njejtë siç gazetaria profesionale është gjaku i demokracisë dhe i shoqërive të hapura", tha Gir. ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR