• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa

Komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Borë, të cilën nuk e mban toka, ka nga Liseci deri në Kodër të Diellit, njoftojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".

Nga ndërmarrja publike theksojnë se në gryka dhe lugina ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të imëta të dheut të cilat pastrohen rregullisht.

NP "Rrugët e Maqedonisë" bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë në bazë të kushteve në rrugë. 

Nga aty njoftojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në teren dhe i mirëmbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR