• e shtunë, 26 tetor 2024

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë vendeve urbane është mesatar, informojnë nga LAMM.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët në lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. bsh/

Foto: Mia Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR