• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje,  nëpër rrugë kryesisht të lagështa

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të lagështa. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR