• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komunikacioni në rrugët shtetërore në kushte dimërore dhe nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore në kushte dimërore dhe nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 14 janar 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë në kushte dimërore, nëpër disa rrugë të lagështa. 

Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave, njoftuan nga NP Rrugët e Maqedonisë, ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të imëta të dheut. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.   

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Nga NP Rrugët e Maqedonisë bëjnë thirrje për ngasje me kujdes të veturave, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë në bazë të kushteve në rrugë. Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë, qëndron në kumtesë, janë vazhdimisht në teren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR