Komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup - Manastir në ndërprerje
- Komunikacioni hekurudhor Shkup - Manastir është në ndërprerje për shkak se janë shkatërruar rreth 1000 pragje në disa lokacione nga zjarret në rajonin Manastir-Prilep.

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Komunikacioni hekurudhor Shkup - Manastir është në ndërprerje për shkak se janë shkatërruar rreth 1000 pragje në disa lokacione nga zjarret në rajonin Manastir-Prilep.
Nga Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Infrastrukturë informojnë se intensivisht po punohet për riparimin e defektit dhe përmirësimin e komunikacionit.
"Për këto arsye, komunikacioni në relacionin Shkup-Manastir-Shkup do të jetë në ndërprerje nga dita e sotme deri në funksionimin e hekurudhës për qarkullim të sigurt", theksohet në kumtesën e sotme.
Foto: Arkivi i MIA-s