• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komuna e Tetovës paralajmëron se do të ketë stadium të ri, Kasami publikoi se është hapur tender për rikonstruimin e këtij objekti

Komuna e Tetovës paralajmëron se do të ketë stadium të ri, Kasami publikoi se është hapur tender për rikonstruimin e këtij objekti

Tetovë, 23 nëntor 2023 (MIA)- Komuna e Tetovës përmes një kumtese paralajmëron stadium të ri në Tetovë, kurse në Fejsbuk kryetari i komunës Bilall Kasami shkroi se tenderi është i hapur për rikonstruimin e këtij objekti.

Më 21 shtator të këtij viti Komuna e Tetovës informoi se kryetari Bilal Kasami ka pasur takim me pronarin e kompanisë "Ekolog" Lazim Destani, si dhe janë gjetur zgjidhje rreth stadiumit të qytetit, por pa dhënë detaje. Ndërmarrja "Ekolog" në takimin paraprak me Këshillin komunal mori koncesion për menaxhimin me stadiumin.

"Pas vetëm dy vitesh përkushtim që t'u shërbejmë qytetarëve tanë, arritëm të bëjmë ndryshim të dukshëm, i cili tregon se mund ta ndryshojmë karakterin e qytetit tonë. Sot me krenari paralajmërojmë se Tetova do të ketë stadium të ri dhe modern! Në kohë të shkurtër prej dy vitesh qeverisje, punuam me përkushtim dhe vendosmëri që ta sjellim infrastrukturën sportive në nivel të lartë në qytetin tonë. Stadiumi ri është reflektim i përpjekjeve tona për të ndërtuar mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e ngjarjeve sportive dhe të ngjallim pasionin për sportin në mesin e bashkësisë tonë. Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të gjatë drejt zhvillimit dhe përparimit të Tetovës", thuhet në kumtesën e sotme të Komunës së Tetovës.

Ditë më parë klubet "Teteks" dhe "Luboten" (ekipet e meshkujve dhe femrave) reaguan se nuk marrin leje nga Komuna për ndeshjet në stadiumin e ri dhe atë të vjetër të qytetit. Atëherë nga Komuna informuan se për të gjitha klubet të cilat nuk janë në ligën e parë do të rregullohen terrene tjera në qendrën rekreative-sportive në Tetovë si dhe në Saraqinë. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR