• e premte, 22 nëntor 2024

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës kërkon shpalljen e gjendjes së krizës pas pranisë së shtuar të një ariu

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës kërkon shpalljen e gjendjes së krizës pas pranisë së shtuar të një ariu

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Në Parkun kombëtar Mavrovë, por edhe në zona të tjera të vendit është vërejt një prani e shtuar e një ariut të murrmë, njoftoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për media.

Sipas vlerësimit të dhënë nga Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, Angellov tha se në territorin e parkut kombëtarë ka nga 160 deri 180 arinj, ndërsa sipas normave të caktuara nga ekspertët, numri i arinjve duhet të jetë 70. Në territorin e shtetit ka dukshëm më shumë, jozyrtarisht më shumë se 500 arinj.

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës mbajti disa takime me bashkësitë lokale, MPB-në, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, ku kanë marrë vendim për paraqitjen e kërkesës për shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e Komunës së Mavrovës dhe Rostushës.

Kjo është një situatë e re për QMK-në, thotë Angellov, deri më tani si institucion nuk kanë pasur një kërkesë të tillë. Për këto arsye, për të hënën është thirrur mbledhje e grupit vlerësues, ku do të shqyrtohet situata dhe do të vlerësohet nëse janë plotësuar kushtet ligjore për shpalljen e gjendjes së krizës, e cila do të mundësojë që mekanizma të caktuar të cilët sipas pretendimeve të komunës nuk i kanë në dispozicion.

"Këta arinj të murrmë mbi të gjitha, paraqesin rrezik të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, sepse këto janë fshatra të gjalla, ku ka fëmijë të vegjël dhe disa shkolla fillore, ku fëmijët shkojnë në shkollë, ndërsa lëvizin vetëm. Zakonisht rrugët e fshatit janë shumë të ngushta dhe në rast të një takimi të padëshiruar me një ari, edhe nëse ariu nuk ka ndërmend të sulmojë, do të përbënte një rrezik të madh për banorët. Në vetë fshatin në disa raste arinjtë hyjnë nëpër shtëpi për të kërkuar ushqim", tha Angellov në konferencën e sotme në QMK. 

Sipas banorëve të fshatit Zhirovnicë rreth 30 arinj gravitojnë rreth fshatit, një nga problemet është se nuk ka mjaftueshëm ushqim natyral për shkak të vitit të thatë.

Në këtë moment, mbrojtjen e ariut të murrmë e rregullojnë dy ligje. I pari është Ligji për gjuetinë i cili përcakton se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mund të lejojë gjuetinë e kafshëve të gjahut të mbrojtura në mënyrë të përhershme, duke përfshirë edhe arinjtë, nëse kjo shkakton dëme në vendgjuetinë ose shfrytëzuesit, gjegjësisht pronarin e tokës dhe ujërave, sipas një opinioni të mëparshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Një nen i ngjashëm ekziston edhe në Ligjin për mbrojtjen e natyrës i cili rregullon se gjuajtja e kafshëve të egra bëhet në bazë të lejes së marrë më parë nga ministri që drejton organin e administratës shtetërore përgjegjëse për kryerjen e punëve në fushën e gjuetisë, dhe në bazë të mendimit të marrë më parë nga ministri përgjegjës për organin e administratës shtetërore përgjegjës për kryerjen e punëve në fushën e mbrojtjes së natyrës.

Një përvojë e ngjashme ka edhe në rajon në Rumani, ku gjuetia e arinjve u bë temë e premtimeve zgjedhore të partive. qa/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR