• e premte, 05 dhjetor 2025

Komuna Dibër siguroi 2.542 kosha, të dedikuara për grumbullimin e mbeturinave të përziera komunale

Komuna Dibër siguroi 2.542 kosha, të dedikuara për grumbullimin e mbeturinave të përziera komunale

Dibër, 18 nëntor 2025 (MIA) - Pushteti i ri lokal e bëri hapin e parë për mjedis më të pastër jetësor, gjë të cilën e kishte premtuar, njoftoi kryetari i Komunës Dibër, Fisnik Mela. 

"Komuna e Dibrës ka pranuar furnizimin e parë prej 2.542 koshash, secili me kapacitet 120 litra, të dedikuar për grumbullimin e mbeturinave të përziera. Këta kosha do të shpërndahen derë më derë në të gjithë qytetin e Dibrës dhe në fshatrat përreth", qëndron në njoftim.

Vlerëson se ky furnizim përbën njërën nga gjashtë pikat kryesore të projektit të mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim – SECO, si pjesë e Programit Rajonal të Mbeturinave të Ngurta në rajonin jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Ky është vetëm hapi i parë drejt objektivit tonë për ta bërë Dibrën një nga qytetet më të pastra në Republikën e Maqedonisë së Veriut", bën të ditur Mela. 

Shton se shpërndarja e këtyre koshave do të lehtësojë ndjeshëm punën e ndërmarrjes komunale publike, do të përmirësojë shërbimet tona dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e pastërtisë së qytetit. fc/

Foto: Kryetari i Dibrës

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR