• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Komiteti i Përbashkët Parlamentar në takim me eurodeputeten Tineke Shtrik

Komiteti i Përbashkët Parlamentar në takim me eurodeputeten Tineke Shtrik

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Anëtarët e Komitetit të Përbashkët Parlamentar - Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian, sot mbajtën takim me eurodeputeten Tineke Shtrik. Nga ana maqedonase ishin të pranishme Sonja Mirakovska, shefe e Delegacionit dhe anëtarët: Maja Moraçanin, Zhaklina Peshevska, Halil Snopçe dhe Snezhana Kaleska-Vançeva. 

Siç informon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mirakovska e përshëndeti takimin me eurodeputeten, me të cilën, siç tha, kemi marrëdhënie shumëvjeçare të ngushta dhe miqësore, dhe shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen që na jep në rrugën tonë të integrimit evropian, në kuadër të Komitetit të Përbashkët Parlamentar, si dhe Dialogut të Zhan Monesë që do të sjellë ton të ri në punën e përbërjes së ardhshme parlamentare. 

"Ajo shprehu keqardhjen që Parlamenti Evropian këtë vit nuk e miratoi Rezolutën për progresin e vendit tonë, duke marrë parasysh ngjarjet dhe aktivitetet që i paraprinë miratimit të amendamenteve të kompromisit, konsideron se ky hap është plotësisht i justifikuar. Parlamenti Evropian ka reflektuar gjithmonë në mënyrë të balancuar situatën në vendin tonë, duke detektuar me saktësi fushat në të cilat si vend shënojmë progres dhe në fushat ku nevojiten përpjekje shtesë për përmirësimin e tyre", informin pres shërbimi i Kuvendit.

 

Siç theksohet në kumtesë, Shtrik theksoi se mbështetja e Bashkimit Evropian për rrugën integruese evropiane të vendit do të vazhdojë, sepse është e rëndësishme për perspektivën e qytetarëve të Maqedonisë. BE-ja është fuqishëm e përkushtuar ndaj zgjerimit dhe momenti duhet shfrytëzuar.

"Deputetët në takim u shprehën njëzëri se pritja e gjatë për anëtarësim në BE e rrit polarizimin mes qytetarëve, por vetëm bashkë dhe të bashkuar mund të zgjidhim çështjet që janë me interes nacional, lufta kundër korrupsionit mbetet vendimtare, por edhe veprimi në drejtim të përmirësimit të sundimit të së drejtës. Mirakovska informoi se në Kuvend për këtë çështje është formuar grupi joformal, i cili do ta ngrejë zërin kundër korrupsionit dhe do të fillojë me punë në kuadër të mandatit të ri parlamentar", bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit.

 Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR