• e premte, 22 nëntor 2024

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së propozoi kandidatët për qeverinë teknike, Pançe Toshkovski në MPB, Gjoko Vellkovski në MPPS

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së propozoi kandidatët për qeverinë teknike, Pançe Toshkovski në MPB, Gjoko Vellkovski në MPPS

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE sonte në mbledhjen e Komitetit ekzekutiv ka konstatuar kandidatët për ministra dhe zëvendësministra plotësues.

"Në drejtim për të siguruar një proces kredibil, VMRO-DPMNE vendosi të marrë pjesë në qeverinë teknike. Në kuadër të qëndrimit që kemi pasur deri më tani do të propozojmë ministra teknikë", deklaroi Timço Mucunski, nënkryetar i partisë pas mbledhjes së Komitetit ekzekutiv.

Konfirmoi se në qeverinë kalimtare, Pançe Toshkovski do të jetë ministër teknik për Punë të Brendshme, Gjoko Vellkovski për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa Elena Petrova për zëvendësministre plotësuese të Financave, Stefan Andonovski për Shoqëri Informatike dhe Administratë, ndërsa Cvetan Tripunovski për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim të Ujërave.

“Këto janë pesë vendimet kadrovike me të cilat VMRO-DPMNE do të japë maksimumin e saj për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, që praktikisht janë arsyeja e formimit të qeverisë teknike. Arsyeja pse VMRO-DPMNE vendosi të marrë pjesë në qeverinë teknike është se Maqedonia nuk ka qenë kurrë më keq. Maqedonia është në një situatë të vështirë e mbërthyer në krim dhe korrupsion. LSD dhe BDI, Kovaçevski dhe Ahmeti, shumë shpejt nga sot do të jenë në të kaluarën politike. Është e rëndësishme t'i mposhtim për të pasur të ardhme për Maqedoninë ashtu siç dëshirojmë", ka thënë Mucunski.

Në pyetjen e gazetarëve se si do të votojnë, ai ka përsëritur qëndrimin e partisë se nuk do të votojnë për qeveri teknike të propozuar nga person i BDI-së.

"Ne do t'i paraqesim propozimet tona, por mbështetje nga deputetët tanë për atë qeveri nuk do të ketë", tha Mucunski.

Propozimet e VMRO-DPMNE-së opozitare për ministra dhe zëvendësministra plotësues në Qeverinë teknike i bëri të ditur edhe kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski gjatë pjesëmarrjes së tij në televizionin Telma. 

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR