Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) e mbajti mbledhjen e 94-t
- Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) sot e mban mbledhjen e 94-t në të cilën do të shqyrtohen disa lëndë.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:40, 13 tetor, 2023

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) sot e mban mbledhjen e 94-t në të cilën do të shqyrtohen disa lëndë.
Në fillim të mbledhjes u diskutua për disa njoftime të arritura në KSHPK lidhur me lëndë të mëparshme dhe aktuale, mes të cilave edhe lëndë lidhur me parashtresën të cilën e ka parashtruar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov.
Në mbledhje shqyrtohen edhe disa lëndë të cilat kanë të bëjnë me kryerjen e kompetencave të komunave në pjesën e mbikëqyrjes inspektuese për çka disa nga anëtarët u dakorduan se nuk ka përpjekje të dukshme nga kryetarët e komunave për përballje me ndërtimet pa leje. ab/
Foto: Printskrin